Fjalë Kyçe

Haradinaj-Bedri Istrefit: Qeveria angazhohet për qëndrueshmërinë biznesore dhe financiare të Telekomit

Haradinaj-Bedri Istrefit: Qeveria angazhohet për qëndrueshmërinë biznesore dhe financiare të Telekomit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim drejtorin ekzekutiv të Telekomit të Kosovës Bedri Istrefin.

Në këtë takim, siç ka njoftuar kryeministri përmes një postimi në profilin e tij në Facebook është diskutuar për zhvillimet e fundit në këtë kompani dhe për obligimet financiare që ka kjo ndërmarrje, përfshirë këtu edhe kontratën me Z Mobile, shkruan Gazeta Alo.

Haradinaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës, angazhohet për qëndrueshmërinë biznesore dhe financiare të Telekomit të Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Prita në takim drejtorin ekzekutiv të Telekomit të Kosovës Bedri Istrefi, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në këtë kompani dhe për obligimet financiare që ka kjo ndërmarrje, përfshirë këtu edhe kontratën me Z Mobile.

Qeveria e vendit angazhohet për qëndrueshmërinë biznesore dhe financiare të Telekomit të Kosovës./Gazeta Alo/