Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së në Dukagjin.
Më 24 mars të vitit 1998 forca të mëdha të armikut ishin nisur drejt shtëpisë së Hilmi Haradinajt, anëtarët e së cilës ishin përfshirë në radhët e UÇK-së.
Aty hasën në rezistencë nga djemtë e Haradinjave por edhe të fshatit Gllogjan.
Në betejën e 24 marsit ranë dëshmorë Agron dhe Gazmend Mehmetaj dhe Himë Haradinaj.