Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dënuar sulmin e sotëm që i është bërë deputetit të Kuvendit të Kosovës, nga radhët e SLS-së, Slobodan Petroviq.
Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se është i papranueshëm çfarëdo sulmi që cenon mendimin e e lirë dhe bindjet politike të kujtdo qoftë, shkruan Gazeta Alo.
I pari i ekzekutivit, ka kërkuar nga organet e hetuesisë që të zbardhin rrethanat dhe sulmuesit të marrin dënimin e merituar.
Postimi i tij i plotë:
Në emër të Qeverisë së Kosovës, dënoj ashpër sulmin verbal dhe fizik ndaj deputetit të Kuvendit, Sllobodan Petroviq. I papranueshëm çfarëdo sulmi që cenon mendimin e lirë dhe bindjet politike të kujtdo qoftë. Ftoj organet e hetuesisë që të zbardhin rrethanat dhe sulmuesit të marrin dënimin e merituar./Gazeta Alo/