Fjalë Kyçe

Haradinaj: E kemi “Po-në” e Gjermanisë për liberalizim të vizave

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë sot në mbledhjen e Qeverisë se Gjermania është pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

“E kemi “Po”-në e Merkel për vizat”, është shprehur ai.

Këtë konfirmim, Haradinaj e ka marrë nga qëndrimi në Berlin ku u mbajt samiti për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Shefi i Qeverisë mbështetjen e Gjermanisë për vizat e morri edhe gjatë një takimi që pati atje dy ditë më parë me ministrin e Punëve të Brendshme të këtij vendi, Horst Seehofer./Gazeta Alo/