Fjalë Kyçe

Haradinaj e nis punën me një minutë heshtje për viktimat e aksidentit Tetovë-Shkup

Haradinaj e nis punën me një minutë heshtje për viktimat e aksidentit Tetovë-Shkup

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me kabinetin e tij, kanë filluar sot punën me një minutë heshtje për personat që kanë humbur jetën në aksidentin e djeshëm në autostradën Tetovë- Shkup.

Këtë e ka bërë të ditur vet kryeministri përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, shkruan Gazeta Alo.

“Ditën e sotme të punës e filluam me një minutë heshtje për jetët e humbura në aksidentin e djeshëm në autostradën Tetovë – Shkup”, ka shkruar Haradinaj.

Në aksidentin e mbrëmshëm kanë humbur jetën 14 persona, 7 prej të cilëve në vendngjarje, 7 nëpër spitale ndërsa 37 janë hospitalizuar./Gazeta Alo/