Fjalë Kyçe

Haradinaj e shkarkoi zv.ministren Vesna Mikiq, Musliu thotë se kjo është përgjigja e saj për Mikiqin

Haradinaj e shkarkoi zv.ministren Vesna Mikiq, Musliu thotë se kjo është përgjigja e saj për Mikiqin

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu gjatë ditës së djeshme kishte kërkuar shkarkimin e zv.ministres së drejtësisë, Vesna Mikiq e cila kishte thënë se “në ditën e sotme, para 20 vitesh ndaj një shteti sovran që një dekadë më herët luftoi kundër terrorizmit shqiptar në kuadër të kufijve të saj, është bërë qëllimisht gjenocid i planifikuar nga NATO”.

Musliu, duke iu referuar kësaj deklarate të saj kishte kërkuar shkarkimin e saj.

‘Kjo zv.Ministre nuk guxon te paguhet nga taksat tona. Kryeminister Haradinaj, shkarkoje menjeher! Boll me kemi toleruar, por jo deri ne pafundesi. Ndytesirat si kjo nuk i sherbejne as serbeve te Kosoves. Le te shkoj te jetoj ne “shtetin e saj sovran”, kishte shkruar Musliu, në profilin e saj në Facebook, shkruan Gazeta Alo.

Ndërsa, sot pas vendimit të kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj, për shkarkimin e saj, ka reaguar menjëherë deputetja Musliu, duke postuar vendimin e Haradinajt dhe duke shkruar se kjo është përgjigja e saj ndaj reagimit të ish-zv.ministres së drejtësisë.

“Pergjigjeja ime ndaj Reagimit te ish zv Ministres se Drejtesise! 🇽🇰🇽🇰🇽🇰”, ka shkruar Musliu./Gazeta Alo/

Fotografia e Ramush Haradinaj