Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, sot është takuar me disa shqiptarë të Plavës e Gucisë.
Përmes një postimi në Facebook, ai tha se që nga Shkodra deri në Pazar të Ri janë vëllezër shqiptarë pavarësisht nëse falen në xhami apo kishë.
Postimi i plotë:
Në takimin vëllazëror sot me malësorët e Plavës e Gucisë.
Prej Shkodrës e deri në Pazar të Ri, jemi vëllezër, edhe ata që falen në xhami edhe ata që falen në kishë, janë vëllezërit e mi shqiptarë.