Dijana Ziviq nga sot do ta ushtrojë detyrën e ministres së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, shkruan Gazeta Alo.
Haradinaj, ka shkruar se i ka siguruar mbështetje të plotë ministres së re.
Postimi i tij i plotë:
Kam emëruar sot ministre të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq. Ministres së re i dëshirova suksese në detyrën e saj dhe e sigurova për mbështetjen time të plotë, në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe përmbushjen e objektivave të këtij dikasteri qeverisës./Gazeta Alo/