Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur tradhti ndaj vendit mosliberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian deri më tani.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Haradinaj ka deklaruar se përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini është treguar e papërgjegjshme.
“Tani, të sqarohemi kështu: edhe Komisioni Evropian edhe Parlamenti Evropian kanë vendosë, kjo është përfaqësuesja e lartë e BE-së, ashtu si quhet për politikë të jashtme e siguri, pra ne nuk e shohim ndonjë vazhdim të agjendës së Kosovës si palë që është në dialog, e nikoqire e dialogut është zonja Mogherini në këtë rast”, u shpreh Haradinaj.
“Kjo i takon ata ministra, ka diskutuar me këshillin e ministrave para pak ditësh dhe nuk e ka menduar të nevojshme, ta zëmë, ta shtyjë në agjendë edhe çështjen e vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën. Kjo është vërtetë një tradhti ndaj Kosovës, nëse flasim kështu, që është treguar shumë e përgjegjshme në marrëdhëniet Kosovë-BE por edhe në respektimin e dialogut në të kaluarën”, deklaroi ai.