Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së Nasim Haradinaj, në deklarimet e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), ka fshehur biznesin që ai ka së bashku me Rrahim Hashimin, ky i fundit i dyshuar për ryshfet.
Insajderi kishte publikuar një sërë hulumtime ku Rrahim Hashimi së bashku me Kadri Rexhepi i kërkonte ryshfet Faton Dalladakut në emër të Xhavit Halitit dhe Kadri Veselit.
Sipas Agjencisë të Regjistrimit të Bizneseve –ARBK, biznesi “Ëest Investigation &Advisory LL.C” është në pronësi të Nasim Haradinaj, Rrahim Hashimi, Ilir Gjeli, Korab Rexhepi, nga ku Haradinaj i ka 30 për qind të kapitalit.
Në deklarimin e bërë publik nga AAK-ja shihet se drejtori Bujqësisë së komunës së Deçanit nuk e ka deklaruar këtë biznes në deklarimin e pasurisë për vitin 2019. Të njëjtin nuk e ka bërë publik as në deklarimet e viteve paraprak.
Se janë pjesë e së njëjtit biznes me Hashimin, e ka konfirmuar për media edhe vetë Haradinaj.
“Kryesori është Shkelzen Mulaj, i Zvicrës është. Unë kam qenë në dijeni që jam me Rrahimin këtu. Është kompani që hala s’po funksion mirë, është në ngritje e sipër. Jemi në përgatitje. Nuk më pengon fakti që jam në kompani me Rrahmon Hashmin. Rrahim Hashim e njohë edhe si bashkëluftëtarë. E kemi përcjellë edhe kur ka qenë në Hagë. Akuzat tash i vërteton gjyqi. Unë nuk jam i implikuar me të për këtë çështje. Unë jap përgjegjësi nëse veç për kompani diçka jam i implikuar”, kishte deklaruar nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj.
Ndërkohë, Haradinaj si pasuri të luajtshme ka deklaruar që posedon një veturë në vlerë prej 4 mijë eurove dhe një mëz të vogël në vlerë prej 3 mijë euro.