Kryeministri Haradinaj thotë se nuk po tregohet i ashpër ndaj Mogherinit, veç i saktë.
Ai ka porositur përfaqësuesen e lartë të BE-së se nëse po e lidh dialogun me taksën atëherë do të mbesë pa dialog.
“Veprimet e saj i kanë bërë dëm të Kosovës, nëse në atë dialog është diskutuar potencialisht territori. Kjo veprimtari nuk është miqësore prej Mogherinit, është armiqësore”, ka thënë ai.