Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë detaje nga takimi i sotëm me dy këshilltarët e Kancelares Gjermane Angela Merkel, Jan Hecker dhe Matthias Luttenberg.
Haradinaj, ka thënë se temë e takimit kanë qenë zhvillimet aktuale në vend, duke përfshirë procesin e dialogut me Serbinë, konsolidimin e brendshëm të Kosovës dhe rrugën e saj euro-atlantike, shkruan Gazeta Alo.
Haradinaj, detaje të takimit ka dhënë përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, duke shkruar se shteti gjerman është partner i rëndësishëm ekonomik dhe politik i Kosovës dhe zë i fuqishëm i saj në strukturat euro-atlantike.
Postimi i tij i plotë:
Bisedë e hapur me këshilltarët politikë të Kancelares Gjermane Angela Merkel, Jan Hecker dhe Matthias Luttenberg, për zhvillimet aktuale në vend, procesin e dialogut me Serbinë, konsolidimin e brendshëm të Kosovës dhe rrugën e saj euro-atlantike. Mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës. Shteti gjerman është partner i rëndësishëm ekonomik dhe politik i Kosovës dhe zë i fuqishëm i saj në strukturat euro-atlantike./Gazeta Alo/