Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përshëndetur nënshkrimin e protokollit të pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se ky është një hap i madh për tërë rajonin tonë, që synon paqen e përhershme, shkruan Gazeta Alo.
Sipas tij, më shumë NATO në rajon do të thotë më shumë siguri, paqe dhe stabilitet.
Postimi i tij i plotë:
Përshëndes nënshkrimin e protokollit të pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, nga 29 shtetet anëtare. Më shumë NATO në rajon do të thotë më shumë siguri, paqe dhe stabilitet. Hap i madh për tërë rajonin tonë, që synon paqen e përhershme.