Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, Stef Blok.
Haradinaj, ka thënë se Holanda i ka dhënë shumë Kosovës në etapat më të rëndësishme historike, shkruan Gazeta Alo.
Kryeministri Haradinaj, nga ministri holandez ka kërkuar mbështetjen e këtij vendi për liberalizimin e vizave.
Postimi i tij i plotë:
Holanda i ka dhënë shumë Kosovës në etapat më të rëndësishme historike.
Sot pata rastin që ta takoja, ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, Stef Blok, të cilin e falënderova për rolin e madh që ka pasur Holanda për Kosovën.
Me ministrin holandez biseduam në nivel bilateral për ekonominë dhe intesifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
I kërkova mbështjetje për liberalizimin e vizave dhe konsolidimin e mëtejm të vendit dhe i konfirmova progresin qe ka arritur vendi në rend dhe ligj dhe zhvillimin ekonomik./Gazeta Alo/