Fjalë Kyçe

Haradinaj: Korrigjimi i kufijve është ide e Vladimir Putinit

Haradinaj: Korrigjimi i kufijve është ide e Vladimir Putinit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj edhe njëherë ka ripërsëritur që Kosova nuk do të jep territor për njohje nga Serbia.

“Ne kemi kufi Kosovë-Serbi janë kufi të pranum edhe nga Serbia. Pra, kuptohet se nuk e duam njohjen për të dhënë territor. Pra mundemi me prit ende, mundemi edhe pa marrëveshje”, ka thënë ai, shkruan Gazeta Alo.

Sipas tij, ideja për hapjen e territorve në Ballkan është ide e presidenti rus, Vladimir Putin, dhe se siç thotë kryeministri Haradinaj kjo nuk është temë e thjeshtë, por është hapje e krizave dhe tragjedive në rajon.

Haradinaj, ka thënë se është i interesuar që dialogu të vazhdojë  dhe se ëpr këtë nuk sheh ndonjë pengesë.

Ka thënë se nuk ka ndryshuar vendim për taksën dhe se vendimi mbetet i njëjtë.

“Shpresojmë që sa më shpejtë të vjen dita dhe të anulohet taksa, por për këtë nevojitet kontrata me të gjithë kapitujt e vet për njohje reciproke, një kontratë që nuk bazohet në ndryshim të kufijve dhe që nuk merr për bazë një pushtet të tretë. Sa më shpejtë që e kemi ne këtë kontratë në tavolinë atëherë mund t’i shqyrtojmë të gjitha, por derisa nuk kemi një kontratë nuk kemi nevojë me e pezullu. Pra janë dy çështje që po mungojnë është vet kontrata dhe është aspekti kohor. Për Serbinë është shfrytëzua një dialog për me i bë dëm Kosovës, dhe ne nuk pranojmë që një proces i tillë me na kushtu vetëm neve. Jemi me u kthy dialogu sa më shpejtë por pa e lidh me taksën, jemi për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, por jo një marrëveshje që merr për bazë çështjen e territoreve”, ka thënë Haradinaj./Gazeta Alo/