Fjalë Kyçe

Haradinaj: Kosova të ketë qasje më proaktive për të përmirësuar sektorin e energjisë

Haradinaj: Kosova të ketë qasje më proaktive për të përmirësuar sektorin e energjisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, ministrin e Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, Kryeshefin e KOSTT, Ilir Shala, Kryetarin e Bordit të ZRRE-së, Arsim Janova, përfaqësuesit e Ambasadës Gjermane në Kosovë, drejtorin e KfË, Rene Eschemann.

Haradinaj, ka thënë se temë e takimit ka qenë stabiliteti i energjisë elektrike në vend, shkruan Gazeta Alo.

Postimi i tij i plotë:

Me qëllim të koordinimit ndërinstitucional për sektorin e energjisë, sot zhvillova takim pune me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, ministrin e Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, Kryeshefin e KOSTT, Ilir Shala, Kryetarin e Bordit të ZRRE-së, Arsim Janova, përfaqësuesit e Ambasadës Gjermane në Kosovë, drejtorin e KfW, Rene Eschemann, me të cilët biseduam për stabilitetin e energjisë elektrike në vend, kyçjen e burimeve të ripërtëritshme, përmirësimet në rrjet dhe partneritetin me institucionet ndërkombëtare në këtë fushë. U dakorduam që Kosova duhet të ketë një qasje më proaktive për të përmirësuar pozitën e saj sa i përket institucioneve ndërkombëtare të sektorit të energjisë, si një nga fushat jetike të mirëqenies së qytetarëve./Gazeta Alo/