Fjalë Kyçe

Haradinaj: Luani më tregonte për Zahirin se sa trim ishte, udhëheqës e frymëzues për shumë bashkëluftëtarë

Haradinaj: Luani më tregonte për Zahirin se sa trim ishte, udhëheqës e frymëzues për shumë bashkëluftëtarë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj bëri homazhe në kompleksin memorial kushtuar heroit të kombit Zahir Pajaziti.

I shoqëruar nga bashkëpunëtorë dhe bashkëluftëtarë të heroit Zahir Pajaziti, Haradinaj theksoi se Zahir Pajaziti Ai ishte ndër luftëtarët e parë të UÇK-së, udhëheqës e frymëzues për shumë bashkëluftëtarë.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Luani më tregonte për Zahirin se sa trim ishte. Ai ishte ndër luftëtarët e parë të UÇK-së, udhëheqës e frymëzues për shumë bashkëluftëtarë.

E mbylla ditën në kompleksin memorial kushtuar heroit të kombit Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarëve të tij ku kujtuam e nderuam trimërinë, guximin dhe sakrificën e tyre.

Lavdia e tij do të jetojë përjetë e mot!