Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së qeverisë ka mbajtur një konferencë për media.
I pyetur rreth samitit në Berlin, Haradinaj ka thënë se thirrja e këtij takimi e ka ndryshuar dinamikën e politikës aktuale.
“Thirrja e samitit në Berlin e ka ndryshuar dinamikën, kemi pas disa shkrime në media dhe deklarime nuk mendoj se duhet në ndërkohë të marrim si diçka finale, mendoj se është një lloj energjie e re që po ndodh pranë samitit janë mendime e pozicione që po jepen nga palë të ndryshme që është e kuptueshme. Ajo që mendoj se duhet të ndodh është të arrihet një pajtim Kosovë-Serbi është kompromis të rezultojë edhe njohja në kufijtë ekzistues dhe të rivendosen marrëdhëniet ekonomike”, ka thënë Haradinaj, raporton lajmi.net.
Ai ka theksuar se arritja e një kompromisi nuk është se e fal Kosova Serbinë për krimet që i ka bërë, por sipas tij njohja është e ndërsjellë dhe është një lloj pajtimi mbi të kaluarën.
Ndërsa, sa i përket rritjes së pagave në sektorin privat, Haradinaj ka thënë se për këtë çështje po kërkohet një analizë dhe kalkulim.
“Është rregulluar çështja në sektorin publik dhe i gëzohem kësaj pasi është edhe stabilitet ka mbet pa u rregullu gjendja në sektorin privat do ta gjejmë një formulë të ecjes përpara edhe për sektorin privat. Askush nuk është kundër por kërkohet një analizë dhe kalkulim”.
Haradinaj ka shtuar se është i gatshëm të shkojë në zgjedhje nëse partnerët e koalicionit janë pro kësaj.
“Nuk e di kur shkojmë në zgjedhje, nëse partnerët e koalicionit duan të ndalin këtë kontratë edhe ne jemi të gatshëm në çdo kohë, unë prej natyre nuk e lëshoj kontratën nuk e prishi i pari marrëveshjen”, ka thënë kryeministri.