Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar 20 biznesmenë nga Mitrovica, ku ka thënë se “dikur shtyllë e fortë e zhvillimit ekonomik, Mitrovica është lënë anash në këto dekadat e fundit”.
Ai ka treguar për këtë takim, siç e ka quajtur konstruktiv, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.
“Tani është momenti i kthesës, sepse ua kemi borxh këtij qyteti dhe këtyre njerëzve. Politikat e reja fiskale dhe fokusimi intensiv i institucioneve në temat e ekonomisë, është epokë e re, që na çon drejt zhvillimit ekonomik”, ka thënë Haradinaj.
“Dhe bashkë duhet të angazhohemi drejt këtij zhvillimi, siç duhet të angazhohemi edhe në integrimin e pjesës tjetër të qytetit, përmes projekteve ekonomike”, ka shtuar më tej ai.