Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përderisa po qëndron në Amerikë nuk është lënë pa u pyetur për taksën 100 përqind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ai ka thënë se është ushtar i Amerikës dhe i zbaton urdhërat si e parasheh tereni.
Kryeministri Haradinaj tha se populli shqiptar i takon botës që udheheqet nga Amerika dhe qëndrimet e Kosovës janë të qarta dhe ta ngjashme si të Amerikës.
“Populli shqiptar i takon botës që e udhëheq Amerika. Marrëdhenia e Kosovës me Serbinë është e ndishme se kemi pas luftë e tragjedi. Qëndrimet tona lidhen me Serbinë dhe Rusinë, janë të qarta dhe të ngjashme si ato që i ka Amerika ndaj tyre”, tha Haradinaj.
E kur u pyet për taksën kryeministri u përgjigj.
“Unë jam njeri i terenit si ushtari i Amerikës në teren, unë i zbatoj urdhërat po i zbatoj si e parasheh terenin. Unë besoj se duke e forcu Kosovën, forcojmë interesin amerikan dhe largojmë interesin rus dhe të tjerëve”, tha kryeministri Haradinaj.
Ndryshe, këtë intervistë Haradinaj e ka dhënë pas takimeve që pati me përfaqësuesit e komunitetit shqiptar atje.
“Mirë që kam mujt me qenë bashkë me Malësinë e madhe këtu në Dettorid. Kanë bo një organizim që është për respekt. Kujtuam ditën e kryengritjes së Malësisë së Madhe, po edhe ditën e flamurit. Pra urime të gjithëve këtë ditë krenare”, tha Haradinaj.
Ndryshe, kjo është vizita e parë zyrtare e Ramush Haradinajt në Amerikë.