Kryeministri, Ramush Haradinaj në faqen e tij zyrtare në Facebook ka shkruar për takimin miqësor me ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq.
Haradinaj shpreh mirënjohjen për fqinjësinë e mirë me vendet e rajonit e në veçanti me Malin e Zi me të cilën pritet për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunim ekonomik dhe partneritet politik.
Ai shprehet se shteti i Kosovës dhe Mali i Zi shërbejnë si shembull për përkrahjen e ndërsjellët drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Ky është postimi i tij i plotë:
Shtylla të rëndësishme të politikës së jashtme të Kosovës janë paqja, stabiliteti dhe ndërtimi i fqinjësisë së mirë me vendet e rajonit, vlera të përbashkëta të cilat i ndanë me Malin e Zi. Takim miqësor me ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq, për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimin ekonomik dhe partneritetin politik. Si dy shtete, që nuk kanë çështje të hapura, Kosova dhe Mali i Zi shërbejnë si shembull në rajon për përkrahje të ndërsjellë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.