Fjalë Kyçe

Haradinaj nuk di të skuqet, premton prapë liberalizimin e vizave

Haradinaj nuk di të skuqet, premton prapë liberalizimin e vizave

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim një delegacion gjerman.

Haradinaj përmes një shkrimi të bërë në Facebook, ka thënë se ky delegacion është më i madhi gjerman që deri tani ka vizituar vendin, e që sipas tij, sot u dha konfirmimi për thellimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Gjermanisë, transmeton Telegrafi.

“I lumtur të pres anëtarët e Parlamentit nga CSU të Landit të Bavarisë, i kryesuar nga Thomas Kreutzer, me të cilët diskutuam për mundësitë e shumta ekonomike që ofron Kosova, për investimet direkte gjermane. Shpalosa para delegacionit gjerman planet konkrete të qeverisë për zhvillim ekonomik, rritjen e investimeve direkte dhe shpreha gatishmërinë tonë që në këtë drejtim të krijojmë partneritet të qëndrueshëm dhe afatgjatë me Gjermaninë. Rrugëtimi ekonomik i Landit të Bavarisë, duke qenë motor i rëndësishëm në gjenerimin e vendeve të punës, është shembull i mirë që Kosova duhet ndjekur, duke zbatuar në praktikë politikat për arsimin dual, mbrojtjen dhe mbështetjen e investimeve”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje Haradinaj në shkrimin e bërë ka thënë se në takim ka falënderuar delegacionin gjerman, për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave.

“E falënderova delegacionin gjerman, për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave, konfirmimin për këtë proces nga Ministri i Brendshëm Seehofer, i cili vie po nga Bavaria, duke u zotuar se lëvizja e lirë e qytetarëve tanë, do t’i shërbej frymës së këtij bashkëpunimi ekonomik dhe fuqizimit të partneritetit Kosovë – Gjermani. Përherë mirënjohës”, vijon shkrimi i Haradinajt.