Kryeministri Ramush Haradinaj lidhur me votimin buxhetin e viti 2019, ka deklaruar se nuk mund të ndërhyjnë në dinamikën e Kuvendit të Kosovës pasi që Kuvendi është në pushim.
“Procesi për miratim të buxhetit është i rregullt, kam pasur konsulta parlamentare. Çështja është që deputetët janë në pushim dhe nuk e kemi ndërmend me ndërhy në dinamikën e Kuvendit”, ka deklaruar Haradinaj.
Ndryshe, kryeministri Haradinaj, në mbledhjen e qeverisë lidhur me koncept dokumentin e lojërave të fatit ka deklaruar se ka marrë shumë kritika dhe se është sulmuar shumë kohëve ët fundit
“Unë i kisha heq krejt këto lojëra të fatit nuk i kisha lënë fare në vendbanime. Kam qenë shumë i sulmuar kohëve të fundit për çështjen e lojërave të fatit“, tha Haradinaj.
Bedri Hamza, ministër i financave tha se ky dokument është obligativ, pasi që sipas tij qeveria e Isa Mustafës dhe se ka bazën në Marrëveshjeje e Stabilizim Asociimit.