Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Halim Tolaj, është pikëllues.
Haradinaj, ka thënë se Tolaj tërë jetën qëndroi i palëkundur në idenë shqiptare dhe i palodhshëm në veprim për lirinë e atdheut, shkruan Gazeta Alo.
Postimi i tij i plotë:
Pikëllues lajmi se paska ndërruar jetë bashkëluftëtari ynë Halim Tolaj. Tërë jetën qëndroi i palëkundur në idenë shqiptare dhe i palodhshëm në veprim për lirinë e Atdheut. Pusho i qetë Komandant. Do të kujtohesh ndër breza!/Gazeta Alo/