Gjiganti metalurgjik “Trepça” sot mori dritën jeshile nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për t’u shndërruar në Shoqëri Aksionare.
Për këtë lajm ka reaguar edhe kryeministri i vendit , Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta Alo.
Ai ka thënë se ky është një lajm i madh, duke shtuar se Trepça do të rikthehet me shkëlqimin e dikurshëm dhe do të jetë krah i fuqishëm i ekonomisë sonë.
Postimi i tij i plotë:
Të dashur qytetarë dhe minatorë,
Më në fund lajmi i madh. Gjiganti Trepça, pas votimit në Kuvend të Statutit të saj, është regjistruar si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës. Trepça do të rikthehet me shkëlqimin e dikurshëm dhe do të jetë krah i fuqishëm i ekonomisë sonë.
Urime e me fat!
RH./Gazeta Alo/