Sulmin terrorist në xhami në Zelandë të Re ku humbën jetën 49 persona dhe 20 të tjeër u plagosën e ka dënuar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Haradinaj, ka thënë se ky akt terrorist cenon vlerat e një vendi të lirë dhe na prekë të gjithëve, shkruan Gazeta Alo.
Sipas tij, terrorizmi, pa marrë parasyshë nga kush vjen, është e keqja më madhore me të cilën duhet të përballemi të gjithë së bashku.
Postimi i tij i plotë:
Akti terrorist në Zelandë të Re, ku mbeten të vrarë dhjetëra njerëz të pafajshëm, cenon vlerat e një vendi të lirë dhe na prekë të gjithëve. Në emër të Qeverisë së Kosovës, shpreh dhimbjen për viktimat njerëzore të kësaj ngjarje të rëndë. Ngushëllime familjeve dhe institucioneve të Zelandës së Re. Terrorizmi, pa marrë parasyshë nga kush vjen, është e keqja më madhore me të cilën duhet të përballemi të gjithë së bashku. Kosova do të vazhdojë të japë kontributin e saj përkrah aleatëve strategjikë për sigurinë globale./Gazeta Alo/