Fjalë Kyçe

Haradinaj: Qeveria e Kosovës thellësisht e interesuar për tërheqjen e investimeve amerikane

Haradinaj: Qeveria e Kosovës thellësisht e interesuar për tërheqjen e investimeve amerikane

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim një delegacion të investitorëve amerikan.

Haradinaj, ka thënë se Kosova është shndërruar në destinacion atraktiv dhe në treg të hapur me një ofertë të mirë për investitorët, shkruan Gazeta Alo.

Ai ka thënë se derisa  ka krijuar Zonën e Veçantë Ekonomike Amerikane në Gjakovë, si dëshmi e orientimit të saj ekonomik.

Postimi i tij i plotë:

Me një legjislacion të avancuar për të bërit biznes dhe thellimin e reformave fiskale, Kosova është shndërruar në destinacion atraktiv dhe në treg të hapur me një ofertë të mirë për investitorët. Në një bashkëbisedim të hapur, delegacionin e bizneseve amerikane, të interesuar për investime në sektorë të ndryshëm në Kosovë dhe promovimin e mundësive që ofron vendi ynë, e njoftova për ndërtimin e infrastrukturës moderne në vend dhe fuqizimin e sundimit të ligjit si garancë për mbrojtjen e kapitalit të investitorëve./Gazeta Alo/

Fotografia e Ramush Haradinaj