Kryeministri i kosovës, Ramush Haradinaj ka liruar sot nga detyra Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo.
Përmes një postimi në profilin në postimin e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se ministri Rikallo ishte ministër i respektuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Alo.
Postimi i tij i plotë:
Sot kam marrë vendim dhe kam liruar nga detyra Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo.
Në proceset politike para vetes, do të respektoj angazhimin e secilit. Ministri Rikallo ishte ministër i respektuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Bashkëpunimi me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve dhe përfaqësuesit e komunitetit serb, do të vazhdon palëkundur./Gazeta Alo/