Fjalë Kyçe

Haradinaj shkarkon nga detyra ministrin serb

Haradinaj shkarkon nga detyra ministrin serb

Kryeministri i kosovës, Ramush Haradinaj ka liruar sot nga detyra Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo.

Përmes një postimi në profilin në postimin e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se ministri Rikallo ishte ministër i respektuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Alo.

Postimi i tij i plotë:

Sot kam marrë vendim dhe kam liruar nga detyra Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo.

  1. Rikallo i shprehi falënderim për bashkëpunim gjatë kohës sa ishte aktiv si ministër në Qeverinë e Kosovës.

Në proceset politike para vetes, do të respektoj angazhimin e secilit. Ministri Rikallo ishte ministër i respektuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Bashkëpunimi me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve dhe përfaqësuesit e komunitetit serb, do të vazhdon palëkundur./Gazeta Alo/

Fotografia e Ramush Haradinaj