Fjalë Kyçe

Haradinaj stoik ndaj taksës, këtë gjë ua kërkon prodhuesve vendor

Haradinaj stoik ndaj taksës, këtë gjë ua kërkon prodhuesve vendor

Shoqata e përpunuesve të drurit së bashku me USAID-in kanë bërë hapjen e Konventës së tretë vjetore të Përpunuesve të Drurit në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha gjatë këtij aktiviteti se në Kosovë ka parametra që prodhuesit vendor të kenë mundësi te prodhojnë dhe të shesin jo vetëm në Kosovë.

“Taksa e vendosur mundet me u lidh edhe në këtë rast. Kjo taksë është e duhur, e ka edhe një efekt, është Kosova e para. Mundemi me bo nëse secili në hapësirën e vet e mbulon këtë. Prodhuesit e drurit i zhvillojnë kapacitetet e veta është garues në çmim, dhe kështu e ndihmon Kosovën , ku hap edhe vende të reja të punës”, ka thënë ai.

Haradinaj ka kërkuar nga të gjithë prodhuesit që të investojnë në vende të punës, në mënyrë që Kosova të jetë e konkurrueshme edhe në botë.

Drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno tha se ndihet mirë që sot janë investitorët, duke shtuar se sektori i përpunuesve të drurit në Kosovë është ndër më të zhvilluarit. Sipas saj ka edhe potencial që të rritet edhe më tutje.

Ky panair do të zgjasë dy ditë.