Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.
Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se temë e takimit ishin proceset aktuale në të cilat po kalon Kosova, shkruan Gazeta Alo.
Postimi i tij i plotë:
Me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, biseduam për proceset aktuale që po kalon vendi ynë. Në funksion të thellimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve, shqyrtuam projektet poteciale që do të ishin në interesin tonë të përbashkët./Gazeta Alo/