Fjalë Kyçe

Haradinaj takohet me diplomatin gjerman, ja çka diskutuan

Haradinaj takohet me diplomatin gjerman, ja çka diskutuan

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë pjesëmarrjes në ditën e dytë të Konferencës së Sigurisë në Munih është takuar edhe me nikoqirin e kësaj konference Wolfgan Ischinger dhe me liderë të tjerë botërorë.

Përmës një postimi në profiling e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se me diplomatin ischinger ka biseduar rreth agjendës euro-atlantike të Kosovës, shkruan Gazeta Alo.

Postimi i tij i plotë:

“Shtrëngim duarsh me diplomatin e njohur gjerman dhe nikoqirin e Konferencës së Sigurisë në Munih, Wolfgang Ischinger dhe liderë të tjerë botërorë, në ditën e dytë të këtij forumi. Bashkëbisedime konstruktive, për ta çuar përpara agjendën euro-atlantike të vendit”, ka shkruar Haradinaj./Gazeta Alo/