Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma.
Këtë, Haradinaj e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, shkruan Gazeta Alo.
Haradinaj, ka thënë se nga kryetari Suma është njoftuar për projektet dhe sfidat në këtë komunë, veçanërisht në infrastrukturë.
Sipas tij, Qeveria e vendit do të vazhdojë mbështetjen e gjithanshme të Hanit të Elezit.
Postimi i tij i plotë:
Nga kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, u njoftova sot për projektet dhe sfidat në këtë komunë, veçanërisht në infrastrukturë. Qeveria e vendit do të vazhdojë mbështetjen e gjithanshme të Hanit të Elezit, dhe në këtë aspekt do të ndikojë edhe miratimi i Ligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës Komunale, si hapi më i madh në fuqizimin e zhvillimit ekonomik lokal, duke kthyer pronën komunale në potencial zhvillimor./Gazeta Alo/