Fjalë Kyçe

Haradinaj takohet me përfaqësues të BERZh-it, kjo është arsyeja

Haradinaj takohet me përfaqësues të BERZh-it, kjo është arsyeja

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim delegacionin e bordit të drejtorëve të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ku është diskutuar për investimet e deritanishme të ëksja banke në Kosovë dhe për projektet zhvillimore në periudhën e ardhshme.

Kryeministri, Haradinaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, shkruan Gazeta Alo.

Postimi i tij i plotë:

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim mbetet partner strategjik i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Me delegacionin e bordit të drejtorëve të BERZh, diskutuam mbi investimet e deritashme të kësaj banke në Kosovë dhe për projektet zhvillimore në periudhën e ardhshme. Thellimi i bashkëpunimit me BERZh për realizimin e projekteve infrastrukturore, të energjisë së ripërtëritshme, minierave, zhvillimin e sektorit privat nëpërmjet financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe mbështetjen e investimeve të huaja direkte do të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës./Gazeta Alo/

Fotografia e Ramush Haradinaj

Fotografia e Ramush Haradinaj