Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot me përfaqësues të BERZh, KOSTT dhe ZRRE.
Ky takim koordinues është mbajtur për të analizuar lehtësimin e procedurave për investime në sektorin e energjisë së ripërtrishme, shkruan Gazeta Alo.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Kosova duhet të lehtësojë rregullativen për të tërhequr investime të huaja dhe për qasje në kredi.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Takim koordinues me BERZh, KOSTT dhe ZRRE për ta analizuar lehtësimin e procedurave për investime në sektorin e energjisë së ripërtëritshme. Kosova duhet të lehtësojë rregullativen për të tërhequr investime të huaja dhe për qasje në kredi, si dhe të forcojë rolin e BERZh-it në përkrahjen e investimeve të mëdha në këtë sektor./Gazeta Alo/