Pas takimeve që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kishte me përfaqësues të komunitetit turk dhe me kryetaren e Kryqit të Kuq të Kosovës, është takuar edhe me përfaqësues të bizneseve.
Haradinaj, është takuar me përfaqësues të ZRRE-së, kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës dhe të Odës Ekonomike Amerikane, shkruan Gazeta Alo.
I pari i ekzekutivit ka bërë të ditur se është njoftuar me sfidat e sektorit privat në raport me tregun e hapur dhe koston e energjisë elektrike.
Postimi i tij i plotë:
Në takim me përfaqësues të bizneseve, ZRRE, kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës dhe të Odës Ekonomike Amerikane, u njoha për sfidat e sektorit privat në raport me tregun e hapur dhe koston e energjisë elektrike. Me qëllim të mbështetjes së prodhuesve vendor, i sigurova se shqetësimet e tyre do të adresohen dhe në vazhdimësi do të zhvillohen politika të favorshme që fuqizojnë sipërmarrësit./Gazeta Alo/