Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, shkruan GazetaAlo.
Në këtë takim Haradinaj thotë se diskutuan për angazhimin e përbashkët në fuqizimin e sundimit të ligjit, në mandatin ekzistues për të ofruar asistencë dhe këshillëdhënie sistemit të drejtësisë./GazetaAlo/
Postimi i tij i plotë:
Në takimin e rregullt me shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, bashkëbiseduam për angazhimin tonë të përbashkët në fuqizimin e sundimit të ligjit, në mandatin ekzistues për të ofruar asistencë dhe këshillëdhënie sistemit tonë të drejtësisë.