Fjalë Kyçe

Haradinaj takon senatorët Shaheen dhe Johnson, ja çka diskutuan

Haradinaj takon senatorët Shaheen dhe Johnson, ja çka diskutuan

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka takuar senatoren amerikane Jeanne Shaheen dhe senatorin Ron Johnson, ku kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Haradinaj i ka njoftuar senatorët Shaheen dhe Johnson, për transformimin e FSK-së në ushtri, zhvillim ekonomik të vendit, fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit dhe për tema të tjera që kanë të bëjnë me Kosovën.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur rol kyç në lirinë, pavarësinë dhe në shtet ndërtimin e Kosovës, dhe për këtë u jemi gjithmonë mirënjohës. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë Amerikën”.

Më poshtë mund ta gjeni shkrimin e plotë të Kryeministrit Haradinaj në Facebook.

Takim bilateral, tejet i frytshëm me senatoren amerikane, Jeanne Shaheen, anëtare e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë dhe Komitetit për Forcat e Armatosura në Senatin Amerikan dhe senatorin Ron Johnson, Kryetar i Komitetit për Siguri Kombëtare dhe Nënkomitetit për Evropën dhe Bashkëpunimit Rajonal për Siguri.

Në këtë takim, i njoftova senatorët Shaheen dhe Johnson për të arriturat e Republikës së Kosovës, prioritetet e Qeverisë, për tranzicionin e susksesshëm dhe transparent FSK-së në ushtri, zhvillim ekonomik të vendit, fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit, rolin dhe kontributin e Kosovës në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe tema të rëndësishme për vendin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur rol kyç në lirinë, pavarësinë dhe tani në shtetndërtimin e Kosovës, dhe për këtë u jemi gjithmonë mirënjohës.

Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë Amerikën.

RH