Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një takim me bordin e Odës Ekonomike Amerikane ka folur rreth taksës 100% të vendosur nga Qeveria për shtetin serb.
Haradinaj tha se kjo taksë ka pasur disa çrregullime, derisa edhe potencoi se taksa nuk është bërë për shkak të prodhuesve vendës, por për shkak të disa cenimeve të rrezikshme nga shteti serb.
“Taksa i ka shkaktuar disa çrregullime për disa prej bizneseve të vendit, por ju kemi thënë që taksa nuk është bë për shkak të prodhuesve vendorë, por pasi jemi ndier të rrezikuar për shkak të proceseve të rrezikshme nga shteti serb. Nuk kemi qenë të pavetëdijshëm për vendosjen e taksës”, tha Haradinaj, raporton EO.
Ai pati edhe një lutje për prodhuesit vendor duke kërkuar nga ata që mos ta rëndojnë xhepin e konsumatorit.
“Kemi një lutje është një situatë e ndjeshme që ti kursejmë qytetarët me çmime dhe mos të ia kalojmë atyre barrën menjëherë”, tha ai.