Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj mëngjesin e së dielës e ka filluar në vendlindjen e tij në Gllogjan.
Ai është parë duke dal nga oborri i shtëpisë së prindërve bashkë me nipin Luan Haradinajn, të birin e dëshmorit të kombit Shkëlzen Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj sot do të marr pjesë në një tubim përkujtimor në Korishë të Prizrenit me rastin e 20 vjetorit të rënies së tre dëshmorëve Halim Ahmetaj, Rexhep Kukaj dhe Murat Kabashi.
Tubimi do të mbahet në mesditë në sheshin e dëshmorëve të këtij fshati