Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka thënë se 40 serbë, kanë aplikuar në Ushtrinë e Kosovës, shkruan Gazeta Alo.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se rreth 200 pjesëtarë të komuniteteve joshqiptare kanë aplikuar në FSK. Sipas tij, kjo është një shenjë për integrimin dhe mirëbesimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
“Vullneti i bashkëqytetarëve serbë, që të integrohen në të gjitha strukturat e Kosovës së 17 Shkurtit dëshmon se shantazhit dhe instrumentalizimit të tyre nga Beogradi po i vjen fundi”
Postimi i tij:
Fakti që rreth 200 pjesëtarë të komuniteteve joshqiptare, prej tyre rreth 40 serbë, kanë aplikuar për ushtarë të Kosovës, është shenjë e qartë për integrimin dhe mirëbesimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Vullneti i bashkëqytetarëve serbë, që të integrohen në të gjitha strukturat e Kosovës së 17 Shkurtit dëshmon se shantazhit dhe instrumentalizimit të tyre nga Beogradi po i vjen fundi.