Fjalë Kyçe

Haradinaj uron Krishtlindjen për besimtarët ortodoksë

Haradinaj uron Krishtlindjen për besimtarët ortodoksë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar të gjithë qytetarët që festojnë Krishtlindjen ortodokse, duke thënë se kjo festë është nxitje për promovimin e vlerave njerëzore, si mishërim i hyjnores.

Haradinaj ka thënë se realiteti shumë fetar i shoqërsisë sonë duhet të na shërbejë si motiv për ta nderuar një shtet.

Postimi i plotë:

Të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtarë, të cilët shërbejnë në misione të ndryshme në vend, që festojnë sipas kalendarit julian, urime për shumë mot Krishtlindja ortodokse!

Kjo festë është nxitje për promovimin e vlerave njerëzore, si mishërim i hyjnores. Realiteti shumëfetar i shoqërisë sonë duhet të na shërbejë si motiv shtesë që ta ndërtojmē një shtet, që garanton më shumë shpresë, mirëqënie ekonomike dhe siguri për qytetarët.

Kremtofshi në paqe, me familjet Tuaja, me mirësi e begati.

Sretan Božić!