Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadorin jorezident të Irlandës në Kosovë, Pat Kelly.
Haradinaj ka thënë se ambasadorit jorezident, Pat Kelly, i ka shprehur falënderimin e Qeverisë dhe popullit të Kosovës për kontributin e madh të Irlandës në të gjitha periudhat e shtetndërtimit të Kosovës, me theks të veçantë në ndihmën që i është dhënë vendit tonë në ofrimin e sigurisë dhe paqes, proceset e konsolidimit të jashtëm dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Kryeministri ka theksuar se do të vazhdojë të jetë partner i përgjegjshëm në të gjitha temat e interesit të përbashkët me Irlandën, duke fuqizuar dhe thelluar marrëdhëniet tona bilaterale.