Fjalë Kyçe

Hashim Thaçi mbjell një pemë – nën hijen e saj mund të pushojnë ushtarët pas stërvitjeve

Hashim Thaçi mbjell një pemë – nën hijen e saj mund të pushojnë ushtarët pas stërvitjeve

Presidenti Hashim Thaçi ka pranuar sfidën për mbjelljen e një peme. Ai ishte sfiduar nga ish-Presidentja Atifete Jahjaga.
Thaçi ka zgjedhur që këtë pemë ta mbjell në oborrin e Kazermën “Adem Jashari”, njofton Klan Kosova.
“Kam vendosur që kësaj sfide t’i përgjigjem pikërisht në kazermë si simbol ku gratë dhe djemtë e ushtrisë së Kosovës mund të pushojnë nën hije pas stërvitjeve që i bëjnë.

Presidenti për mbjelljen e një pemë tjetër i ka sfiduar pilotin Afrim Zabeli, trajnerin e Kosovës Bernard Challandes, artisin Petrit Halilaj, pianisten Ardita Statovcin, politikanin Behgjet Pacolli dhe shkrimtarin Ismail Syla.