Fjalë Kyçe

Haxhiu takohet me shefin e Zyrës së BE-së, diskutojnë për krimet e luftës e reformat në drejtësi

Haxhiu takohet me shefin e Zyrës së BE-së, diskutojnë për krimet e luftës e reformat në drejtësi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është takuar me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Haxhiu tha se me Szunyog diskutuan për reformat në drejtësi, me theks për Vettingun e Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme por edhe krimet e luftës.

“Në takimin me ambasadorin e BE, Tomas Szunyog, diskutuam për reformat në drejtësi. Me theks të veçantë diskutuam për Vettingun, Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, adresimi i dhunës në familje, dhe krimet e luftës”, është shprehur Haxhiu.