Sot në media u raportua që Lëvizja Vetëvendosje do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese projektligjin për dialogun. Por një gjë të tillë e ka hedhur poshtë deputetja e kësaj partie Albulena Haxhiu.
Përmes, një postimi në profilin e saj në Facebook, Haxhiu ka thënë se kjo gjë nuk qëndron shkruan Gazeta Alo.
Ajo ka thënë se një projektligj mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese vetëm pas miratimit në lexim të dyte, duke kërkuar nga Qeveria që të tërhiqet nga ky projektligj.
Postimi i saj i plotë:
Lajmi që Lëvizja VETËVENDOSJE!, do t’a dërgoj SOT projektligjin për dialogun në Gjykatën Kushtetuese, nuk qëndron.
Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, një projektligj mund të kontestohet në Gjykatën Kushtetuese, qoftë në aspektin procedural apo përmbajtësor, vetëm PAS miratimit në shqyrtim të dytë dhe atë brenda afatit 8 ditor.
Qeveria duhet të tërhiqet nga ai projektligij skandaloz dhe jokushtetues, nëse nuk tërhiqet, atëherë ne do t’a dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese në përputhje me rregullat kushtetuese. Gjithashtu ne do të jemi dyfish opozitë me ata që nuk e qajnë kokën për vendin dhe qytetarët!/Gazeta Alo/