Fjalë Kyçe

Helmohen me alkool! Dëgjuan se të mbron nga koronavirusi, vdesin dhjetëra persona në Iran

Helmohen me alkool! Dëgjuan se të mbron nga koronavirusi, vdesin dhjetëra persona në Iran

Dhjetëra persona kanë humbur jetën në Iran, pasi janë helmuar me alkool.

Mirror raporton se një thashethem fatal i shpërndarë në provincën në fjalë, në lidhje me koronavirusin, i ka shtyrë viktimat të konsumojnë sa më shumë alkool, me mendimin se ky i fundit të mbron nga Covid-19 (nuk është e vërtetuar shkencërisht!).

Kështu aktualisht, në provincë iraniane, numëron më shumë viktima nga frika prej koronavirusit sesa nga vetë ai.

Sipas Mohammad Javad Moradian, drejtor i qendrës së shërbimit të urgjencës në Fars, Covid-19 u ka marrë jetën 13 personave. Në Iran regjistrohen deri tani 20,610 të infektuar dhe 1,556 viktima.