Pesë nxënës të një shkolle fillore në Prishtinë janë helmuar dhe janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu ka thënë për lajmi.net se nxënësit janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive nën dyshimin se janë helmuar nga ushqimi.
“Ju konfirmojmë se 5 nxënës të shkollës fillore, janë duke u mjekuar në Kliniken Infektive, nën dyshimet se janë të helmuar nga ushqimi. Janë jashtë rrezikut”, ka thënë Fazliu.