Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog është dërguar një foshnjë pa shenja jete.
Prokurori ka vendosur që trupin ta dërgojë për obduksion, e rasti është iniciuar si hetim i vdekjes.
“Fsh. Rakosh, Istog 23.05.2024 – 07:45. Në QKMF është sjellë pa shenja jete një foshnje e moshës rreth një muaj e gjysmë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.