Fjalë Kyçe

Hidhet eksplozivi në rrugën e Vlorës

Hidhet eksplozivi në rrugën e Vlorës

Një sasi lënde narkotike ka rënë nga një automjet në lëvizje pasditen e kësaj të diele në rrugët e lagjes “10 korriku” në Vlorë, duke shkaktuar panik mes kalimtarëve në rrugë që kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Forca të shumta kanë shkuar në vendngjarje, kanë krijuar një perimetër sigurie duke ndaluar lëvizjen në një segment prej rreth 500 metrash të rrugës ku ka rënë mjeti shpërthyes, i cili raportohet të jetë aktive, pasi ka të ngjitur edhe një aparat celular.

Top Channel raporton se në Vlorë situata mbetet ende e pandryshuar, pasi të gjithë janë në pritje të forcave të specializuara xheniere nga kryeqyteti, që do të bëjnë të mundur shpërthimin e kontrolluar të lëndës eksplozive.